Aksident në Bulqizë, makina përplaset me furgonin, një i lënduar

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon.

Nuk dihet ende arsyeja e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes./Albeu.com.


Shtuar 22.09.2023 08:58