Një aksident ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve të policisë në në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Sukthit A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/AlbEu.com/