Një nga banoret e Big Brother ka sot ditëlindjen

Një nga banoret e shtëpisë feston sot ditëlindjen dhe ajo është Nita. Teksa ka qëndruar me Fotininë dhe Keisin ajo e ka shprehur këtë gjë dhe vajzat kanë qenë të parat që e kanë uruar atë, më pas edhe banorët e tjerë.

Gjatë ‘Prime-t’ të sotëm mund të ketë ndonjë surprizë për të me rastin e ditëlindjes, por na mbetet veç se të presim.

Nga jashtë shtëpisë janë ofruar shumë oferma për Luizin si nga biznesmen edhe nga personazhe VIP e një ndër ta së fundmi ka qenë edhe biznesmeni Fisnik Syla, i cili ka bërë një deklartë në rrjete sociale.

Teksa ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, një prej ndjekësve i ka kërkuar të bëjë një përshëndetjepër Luizin e kështu Fisniku ka thënë se nëse ai nuk e fiton çmimin e madh betohet se do t’ja jap ai 100 mijë euro.


Shtuar 28.03.2023 20:32