Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën drejtuesja e biçikletës (VIDEO)

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.

Mësohet se shtetasi që drejtonte automjetin tip “Volkswagen” Gëzim Burgaj ka aksidentuar një shtetase, e cila po lëvizte me biçikletë nga ku ka humbur edhe jetën.

Aksidenti ka ndodhur pranë kompleksit “Zmijani”. Shkak mendohet të ketë qenë edhe errësira në këtë aks rrugor i cili njihet si një nga rrugët më problematike.

Njoftim i policisë

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com

Shtuar 22.06.2022 22:24