Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa lëviznin në drejtime të kundërta.
Të lidhura
None found
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 8 persona, të cilët ndodheshin në automjetet e përfshira.
Personat e lënduar janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.
