Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen dy automjete

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie.

Sipas indormacioneve paraprake nga policia në aksident janë përfshirë dy mjete ndërsa ka mbetur me dëmtime pa pasoja për jetën drejtuesi i një mjeti.

Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit ndërkohë i lënduari është transportuar në spital.


Shtuar 11.12.2024 20:54