Paraditen e sotme, një aksident me vdekje është regjistruar në “Shkodër-Koplik”.
28-vjeçari Klevis Duka, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me motomjetin e drejtuar nga 84-vjeçari Berhan Triepshi.
Për pasojë, ka humbur jetën i moshuari.
“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28-vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84-vjeç.
Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital.