Aksident me vdekje në Mirditë, shoferi i zetorit humb jetën tragjikisht

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gëziq, Mirditë. Shtetasi me iniciale  R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga

Burimet bëjnë me dije se si pasojë e aksidenti shoferi i zetorit ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 04.11.2021, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë shtetasi R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/