Ja si do të duket Estadio Santiago Bernabeu pasi të rinovohet (VIDEO)

Real Madrid ka publikuar një video se si do të duket stadium i tyre pasi të rinovohet.

Sistemi i mirëmbajtjes së barit e shndërron terrenin e Real Madrid-it në një xhevahir arkitektonik pasi bari natyral “fshihet” poshtë atij artificialit në raste kur ka koncerte apo evente të ndryshme. Secila hapsirë që ruan barin futet brënda një garazhi 35 metra të thellë.

Kjo hapsirë përfshin ventilimin, ajrin e kondicionuar , systemin e ujitjes ,ndriçimin LED, kamerat e vrojtimit, terapinë me dritat ultraviolet.

Gjithashtu do të përfshihet një shërbim për tifozët të cilët sa herë të duan të blejnë ushqim ose pije , do të kenë mundësinë ta porosisin nëpërmjet një aplikacioni./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.11.2021 14:20