Aksident me vdekje në Lushnje

Mesditën e sotme, një aksident me vdekje ka ndodhur në Lushnje. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një motor ka përplasur një biçikletë.

Për pasojë, nga përplasja e fuqishme ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

“Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Karbunarë-Lushnjë”, motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.


Shtuar 19.07.2024 13:05