Aksident me vdekje në Krujë, e reja përplas 56-vjeçarin

Krujë– Një aksident me pasojë vdekjen e një 56-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tapizë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35, bën me dije policia.

Shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com


Shtuar 8.11.2023 07:45