Një ngjarje tragjike ka ndodhur në segmentin rrugor që lidh Elbasanin me Peqinin, pikërisht në zonën e fshatit Përparim, ku një këmbësor u godit për vdekje nga një furgon.
Policia bën me dije se viktima është shtetasi Agim Hoxha, 73-vjeç, i cili humbi jetën në çast si pasojë e dëmtimeve të marra nga përplasja e fuqishme.
Të lidhura
None found
Forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për të dokumentuar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të këtij aksidenti me pasoja fatale.
