Aksident me pasojë vdekjen në Kavajë

Një aksident ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në Kavajë. Një 62-vjeçar, duke drejtuar mjetin ka përplasur për vdekje një 44-vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Autori i aksidentit është arrestuar dhe ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 14.05.2022 13:34