Aksident masiv në Tiranë, plagosen rëndë dy të rinj

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në Tiranë në rrugën e Kavajës një shtetas ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me disa makina.

Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 21:20