Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, një i vdekur dhe 4 të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tunelin e Kalimashit teksa ka humbur pasagjerja E.s dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhurpak minuta më parë brenda tunelit me drejtim Tiranën, ndërsa të  plagosurit janë  nisur drejt Spitalit të Kukësit.

Të lidhura

None found

Sherbimet e policisë, urgjencës, dhe zjarrefikë sit kanë shkuar në vendgjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 7.01.2022 20:55