Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko” të Tiranës.
Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë që rrethanat e ngjerjes nuk dihen ende, policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./albeu.com/