Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete, njëra prej makinave përmbyset

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbrit, në afërti të vendit të quajtur si Qafa e Buallit.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë drejtuesit e tyre janë dërguar në spitalin e Bulqizës.

Në pamje shihet se njëri prej automjeteve është përmbysur pas përplasjes së fuqishme./albeu.com


Shtuar 28.01.2024 16:52