Aksident i rëndë në Pogradec, raportohet për të plagosur (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thane në afërsi të fshatit Hudënisht pak më parë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 mjete, një prej tyre furgon.

Gjithashtu bëhet me dije se ka tëlënduar, por nuk dihet ende gjendja e tyre.

Policia po shkon drejt vendngjarjes për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të aksidentit.

 


Shtuar 1.04.2023 15:02