Aksident i rëndë në Fier, vdes 16-vjeçari, plagoset një tjetër

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Fier Ballsh, në afërsi të vendit që njihet si Ura e Ballshit.

Si  pasoje e aksidentit ka humbur jetën një 16-vjeçar dhe është plagosur një tjetër.

Të dy udhëtonin me motor kur janë përplasur nga një makinë tip “Ford”.

Identiteti i tyre nuk dihet ende, por mësohet se viktima është i moshës 16 vjeç dhe i plagosuri 18.

Ky i fundit është dërguar në spital për mjekim me fraktura të rënda.


Shtuar 24.05.2021 23:11

Tags: ,