Aksident i rëndë në Fier, “Benzi” përmbyset në kanal dhe bëhet “copë copë” (VIDEO)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim.

Sipas burimeve nga policia, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga./albeu.com/

Shtuar 14.05.2022 19:30