Kukësi dërgon Dinamon në Kategorinë e Parë, Tirana fiton ndaj Vllaznisë

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 34-të të kampionatit shqiptarë, ku Dinamo tashmë bie në Kategorinë e Parë, pasi nuk ia doli të fitonte ndaj Kukësin në “Kukës Arena”.

Verilindorët ia dolën të sigurojnë një fitore të rëndësishme për një vend në Europë, pasi goli i Edison Ndrecës në minutat e fundit do të rikthente të besuarit e Diego Longos te fitorja.

Me këtë fitore skuadra e Kukësit ngjitet në vendin e 4-të të renditjes, teksa barazon me pikë Vllazninë e cila humbi Klasiken e Shqipërisë përballë Tiranës, me bardheblutë që triumfuan me shifrat 3-1./ h.ll/albeu.com

Shtuar 14.05.2022 19:21