Aksident i rëndë në autostradën Tiranë – Durrës, ndërrojnë jetë dy pasagjeret, rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës në orët e para të mëngjesit.

Drejtuesi i mjetit A.T, 26 vjeç ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen, e për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjeret që ishin në mjet, ndërsa i riu është në gjëndje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihen indetiti i viktimave. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet. Ndërsa shtetasi A. T, është transportuar në spital në gjëndje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën./albeu.com

 

 


Shtuar 27.11.2022 07:23