Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një shtetas i huaj

Gjatë mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten, ka ndodhur një aksident, ku janë përshirë dy makina që siç duket edhe nga pamjet, kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Nga burimet në vendngjarje, bëjnë të ditur se në njërin automjet është gjetur i plagosur një shtetas i huaj, i cili është transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërsa në mjetin tjetër, nuk është gjetur asnjë person.

Policia është vënë në kërkim të ndonjë personi, i cili mund të jetë lënduar ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.


Shtuar 15.03.2024 08:54