Debat i ashpër në “Big Brother”, Egla teshtin dhe “pështyn” në fytyrë Roza Latin: O shëmtirë (VIDEO)

Debatet në shtëpinë e “Big Brother Vip 3”, duket se nuk kanë fund.

Pas sherrit me Riken, ku kjo e fundit i hodhi pana në fytyrë, Egla ka bërë debat dhe me Roza Latin.

Roza Lati e ngacmon duke i thënë “ka një zarf të zi për herë të dytë në shtëpi”, ndërkohë që Egla për ta shmangur i teshtin para fytyrës, duke e spërkatur me pështymë.

Teshtimat e Eglës zgjatën deri në momentin që shkoi Ilnisa dhe u bë gati t’i teshtinte në fytyrë, por Egla u mbrojt me jorganin e saj.

“Kam alergji në fytyrën e saj”, i tha Egla-Rozës.

Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga banorët e tjerë. Nuk është rast i vetëm ku Egla bën sherre, debate dhe ka gjithë banorët e shtëpisë kundër.


Shtuar 15.03.2024 09:26