Aksident në tunelin Elbasan-Tiranë: 3 ambulanca nisen drejt vendngjarjes, bllokohet trafiku (VIDEO)

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve paraprake  bëhet me dije se dy automjete janë përplasur brenda tunelit të këtij aksi.

Dyshohet se si pasojë e përplasjes ka 5 persona të plagosur, teksa mësohet se tre ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjares, po ashtu edhe policia.

Përplasja e dy automjeteve, ka krikuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor, teksa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.


Shtuar 30.08.2021 12:35