Aksident i rëndë, makina godet për vdekje 5-vjeçarin në Mitrovicë

Një veturë ka goditur për vdekje një çiklist pesë vjeçar në rrugën “Shaban Polluzha” në qytetin e Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçar”, tha ai për Gazetën Express.