Aksident brenda tunelit Tiranë-Elbasan, bllokohet përkohësisht hyrja

Një përplasje mes dy automjeteve ka ndodhur pasditen e kësaj të diele brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se aksidenti ka qenë i fortë, ndërsa të dyja makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes. Si pasojë, qarkullimi është ndërprerë përkohësisht, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Të lidhura

None found


Shtuar më 11.10.2026 17:11