Aksi Elbasan-Librazhd “paralizohet” në prag të ndërrimit të viteve, radhë kilometrike mjetesh

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Librazhd dhe në drejtimin e kundërt.

Si pasojë, gjatë gjithë ditës janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm në orët e pasdites.

Burime për mediat bëjnë me dije se në terren janë konstatuar disa patrulla policie, por ndërhyrja e tyre, sipas drejtuesve të mjeteve e ka vështirësuar edhe më tepër qarkullimin në vend që ta lehtësonte.

Mungesa e një bypass-i dhe e rrugëve alternative për fshatrat përreth ka komplikuar më tej situatën. Ardhja e emigrantëve për festat si edhe lëvizjet e shtuara sezonale e kanë kthyer këtë aks rrugor në një nyje problematike për qarkullimin.


Shtuar 30.12.2025 17:37