Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së saj se në vendin tonë do të hapet një akademi për barinjtë.
Krifca u shpreh se deklarata e saj ishte keqkuptuar, por shtoi se këtë lloj akademie nuk e kanë shpikur. Sipas saj ekziston në vende si Zvicra, Anglia e Spanja.
“Mund të bëj një sqarim në keqkuptimin e ndodhur në mbledhjene kaluar. Një keqkuptim i ndodhur dhe me artikulimin e fjalës akademi, në vijim të komisionit i kam kërkuar ndjekësë koleges time për mënyrën si u shpreha. Në lidhje me fjalën akademi kjo është një eksperiencë që nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende, Zvicra Anglia Spanja e kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen t’i adresojnë duke dhënë mbështejte në formimin e tyre për t’i angazhuar në këtë profesion. E kemi konsultuar dhe me donatorët, që si drejtoreshë e AZHBR jam konsultuar dhe me Universitetin Bujqësor, që në 2018 kemi filluar të mbështesim stanet. Është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo jo e shprehur vetëm në blegtori dhe zanatin e barinjve por dhe në zanatin e fermerëvë të rtinj që i bashkohen trupës së bujqësisë. Ky ishte sqarimi që doja të bëja”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Krifca, në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisinë bëri këtë deklaratë:
“E dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Njerëzit kërkojnë diçka më të lehtë. S’është çështje shkolle, është një profesion i trashëguar që në duam ta ruajmë atë. Ne do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvencionojmë. Do u themi ejani bëjeni këtë sepse do t’ju subvencionojmë, jo për krerë por për mbajtjen e tufës.
Deklatara bëri shumë bujë në rrjete sociale dhe solli shumë reagime të cilat ishin ironizuese. Gjithashtu ka pasur dhe reagime nga çobanë të cilët janë shprehur se nuk kanë moshë dhe nerva për shkollë./albeu.com