Probleme me dëmtimet, Xavi rikthen te Barcelona fizioterapistin e besuar

Xavi Hernandez po organizon ekipin e tij të punës. Nga Doha ai ka sjellë një pjesë të mirë të stafit stërvitor, por është duke ristrukturuar edhe stafin e mbetur në ekipin katalanas. Në emër që ai ka inkorporuar së fundmi në ekip është fizioterapisti, Jaume Munill, i cili prej dy sezonesh kushte kaluar në ekipin e parë të futsallit.

Munill për herë të parë të Barcelona u thirr nga Guardiola dhe qëndroi në ekipin e parë të Barcelonës deri në periudhën që ekipi u drejtuar nga Valverde.

Xavi e ka njohur Munill që nga nga koha si lojtar dhe ai ishte një nga fizioterapistët e tij të besuar, si dhe kishte një marrëdhënie shumë të mirë personale. Duke pasur parasysh situatën kritike që po kalon ekipi me dëmtimet, tekniku spanjoll kërkoi që Munill të ribashkohej me ekipin e parë. r.t/albeu.com

 


Shtuar 9.11.2021 10:02