Ahmetaj akuzon Ramën: Peshq japonezë në Kopshtin e Edenit, ndërsa Shqipëria sakatohet dhe zhduken mbi 3 milionë euro verë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, gjatë një interviste në emisionin “Çim Peka Live”, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Një pjesë e kritikave të tij iu drejtua Kopshtit të Edenit. Sipas Ahmetajt, Rama ka sjellë aty peshq të kuq nga Japonia.

Të lidhura

None found

Ahmetaj tha se kryeministri i preferon këta peshq për t’u relaksuar në një kohë kur, sipas tij, Shqipëria po sakatohet.

Gjatë deklaratave të tij, ish-zëvendëskryeministri pretendoi gjithashtu se janë zhdukur më shumë se 3 milionë euro verë.

“Kreu i organizatës ka marrë edhe peshq të kuq nga Japonia. I ka sjellë aty, në Kopshtin e Edenit”, u shpreh Arben Ahmetaj.

“I ka marrë sepse dëshiron të relaksohet ndërsa Shqipëria sakatohet. Kam frikë se nesër do ta ekzekutojnë edhe peshkun e kuq japonez”, vijoi ai.

Ahmetaj ngriti pikëpyetje edhe për zhdukjen e kantinës së verërave, duke pyetur nëse SPAK-u dhe policia kishin dijeni për këtë. “Tani do të zhdukin edhe peshkun e kuq? Si mund të zhduken mbi 3 milionë euro verë? Segmente të SPAK-ut janë nën kontroll”, deklaroi ai.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetCasibomPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel