Agron Shehaj: Zjarri në Saraje është vënë me leje të Veliajt për të ndërtuar kulla

Deputeti i zgjedhur i PD-së Agron Shehaj, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duke thënë se është ai që ka dhënë lejën për vënien e zjarrit në Sarajet e Toptanëve, për të ndërtuar kulla.

“Djegia dhe shkatërrimi i Sarajeve të Toptanëve, e vetmja dhe më e vjetra e mbijetuar në Tiranë, është një humbje e madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, përflitej prishja e Sarajeve si pjesë e planit të ndërtimit të kullave në atë vend. Ato dyshime u bënë realitet.

Zjarrvënia është bërë me leje të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka gati edhe lejen e ndërtimit.

Kalojnë vitet, ndryshojnë kryebashkiakët por fatkeqësisht nuk ndryshon keqqeverisja.

Erjon Veliaj, nëpërmjet korrupsionit, ka vendosur postin e kryebashkiakut në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave”, shkruan Shehaj./albeu.com


Shtuar 17.08.2021 09:44