Agron Shehaj u jep nurmin qytetarëve: Nëse doni të bashkoheni me mua, më shkruani

Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj, përme një postimi në Facebook, ka ndarë numrin e tij të celularit me të gjithë ndjekësit.

Ai shkruan se, kushdo që do të bëhet pjesë e përpjekjes për të ndryshuar PD-në, t’i shkruajë.

“Parti Demokratike ka nevojë për energji të reja, ide të reja dhe drejtim të ri. Duke ndryshuar, PD do të fitojë.

Unë jam i vendosur të punoj për të fuqizuar PD-në, që të ndryshojmë Shqipërinë. Nëse dëshiron të bashkohesh me këtë përpjekje, më shkruaj në numrin e telefonit +355 69 705 2555”, shkruan ai./albeu.com


Shtuar 25.05.2021 16:13