Afgan i varur? Talebanët trazojnë botën me videon e fundit nga helikopteri (VIDEO)

Një video e një shtetasi të varur po bën bujë në Afganistan. Videoja në fjalë tregon  një burrë që është gjallë dhe është varur në një litar të kapur në një helikopter.

BBC shkruan se klipi prej 11 sekondash që ka mbi 2 milion shikime dhe është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale, është i paqartë dhe nuk jep një informacion të qartë se çfarë po ndodh.

Burri i varur fluturon mbi qytetin e Kandahar dhe është i gjallë. Disa ekspertë të Afganistanit, duke cituar burime talebane, i kanë thënë BBC-së se fluturimi ishte bërë për ta çuar burrin në fjalë në majnë e një ndërtese për të rregulluar një flamur. Të tjera burime shkruajnë se ky ishte një ndëshkim për burrin në fjalë.

Videoja është shpërndarë masivisht, sidomos në Twitter, kur përdoruesit e rrjetit social kanë bërë përgjegjës presidentin e SHBA-ve, Joe Biden. “Biden është përgjegjës,”- shkruhet në postime.


Shtuar 31.08.2021 21:52