Aeroporti i Kabulit rihapet një ditë pas skenave kaotike

Fluturimet ushtarake që evakuojnë diplomatët dhe civilët kanë rifilluar në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, vetëm një ditë pas skenave kaotike në aeroport, raporton albeu.com.

Të hënën, dhjetëra mijëra afganë u filmuan duke u përpjekur të iknin, duke u varuar dëshpërimisht në aeroplanët që fluturonin jashtë kryeqytetit. Pesë persona thuhet se u vranë, megjithëse është e paqartë nëse ata u qëlluan ose u shtypën në një rrëmujë.

Sot, megjithatë, zyrtarët thonë se situata është shumë më e qetë, shkruan BBC.

Sidoqoftë, Reuters citon dëshmitarë që thonë se herë pas here dëgjohen të shtëna në drejtim të aeroportit.

Aeroporti është aktualisht pika e vetme e daljes e hapur për forcat perëndimore nga Afganistani./albeu.com


Shtuar 17.08.2021 08:20