Afganët në përpjekje për t’u larguar, kaos në aeroportin e Kabulit (VIDEO)

Në aeroportin e Kabulit është shkaktuar një kaos e madh pasi afganët po përpiqen të udhëtojnë me avionin e parë që fluturon jashtë vendit. Sipas AFP, trupat amerikane kanë gjuajtur me armë në ajër, ndërsa dëshmitarët aty janë shprehur se ndihen shumë të frikësuar.

Në media po qarkullojnë video të njerëzve që vrapojnë në aeroport dhe po përpiqen të largohen.

Raportohet se momentalisht përparësi po u jepet fluturimeve për Amerikë ku po transportohen diplomatë.

Kjo ka shkaktuar kaos dhe konfuzion./albeu.com

 


Shtuar 16.08.2021 08:17