Adriano Celentano feston ditëlindjen, zbuloni sa veç bën djali i rrugës Gluck

Këngëtari dhe aktori i njohur italian Adriano Celentano feston sot 85 vjetorin e lindjes. Ai ka lindur në Milano ku si fillim është specializuar si orëndreqës.

Ai është një nga këngëtarët më të suksesshëm të estradës në vendin e tij. Në mbarë botën, ndër të tjera ai njihet kryesisht për hitin “Azzuro”.

Adriano Celentano ka pasur një lidhje të gjatë me Festivalin Muzikor të Sanremos. Në pjesëmarrjen e tij të parë në vitin 1961 ai këndoi së bashku me “24 mijë puthje”, duke shkaktuar skandal, sepse për pak sekonda këndon me shpinë nga publiku, që bëri bujë të vërtet. Në vitin 1966 ai solli këngën “The boy from via Gluck”, por edhe kjo ishte një dështim. Sipas traditës së madhe për artistët më novatorë, kjo këngë e tij ikonë dhe me një mesazh të rëndësishëm social për ndërtimin dhe mjedisin, arrin në vendet e fundit të renditjes, duke u eliminuar menjëherë. Suksesi vjen në vitin 1970 me Claudia Mori të cilin ishte i martuar që në vitin 1964, me këngën e paharrueshme “Kush nuk punon, nuk bën dashuri”.

Celentano përveç karrierës në muzikë, ishte i përfshirë edhe në disa role kinematografike, ku për shkak të pamjes së tij spikati në filmin “La dolce Vita”.


Shtuar 6.01.2023 14:51