A e lodh trupin tuaj shezlongu në plazh?

Disa prej nesh kalojnë orë të tëra në plazh duke shijuar kafenë ose një libër ose thjesht duke marrë rreze.

Megjithatë, shumë herë, ne përfundojmë me dhimbje dhe shqetësime kur ngrihemi nga shezlongu. Kjo sepse mënyra sesi e pozicionojmë trupin kur i shijojmë këto orë në det mund të na shkaktojë probleme.

Si mund ta mbrojmë veten?

Është padyshim e nevojshme të lëvizësh gjatë orëve që pushojmë në plazh, që do të thotë not, ecje në në bregdet dhe lojëra të ndryshme.

Vendosni një jastëk të vogël të fryrë prapa belit dhe qafës nëse jeni në shezlong.

Mos qëndroni gjatë me gjunjë të përkulur në një karrige plazhi, por shtrijini ato.

Mos rrini ulur me fytyrë për një kohë të gjatë.

Mos e mbështesni kyçin e njërës dorë dhe bërrylin për një kohë të gjatë ndërsa jeni shtrirë.

Mos u çoni papritmas nga asnjë pozicion nëse jeni të relaksuar. Jepini trupit të paktën disa sekonda për të lëvizur normalisht dhe të gjitha nyjet gradualisht gjejnë funksionin e tyre./albeu.com


Shtuar 22.07.2021 21:33