“A e di se na ke borxh?” Detaje nga vrasja e 47-vjeçarit në Shkodër, saga e krimeve mes tre fiseve

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës  19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri 47-vjeçari Prek Tonaj, punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve.

Mësohet se, autori i ngjarjes ka hyrë i maskuar në lokalin ku kishte dhe persona të tjerë. Ai i ka paralajmëruar ata që mos të lëviznin se ndryshe do i vriste.

Më pas, ai i ka drejtuar kallashnikovin Prek Tonajt duke i thënë “a e di se na ke borxh?” dhe ka qëlluar për vdekje.

Ky nuk është krimi i vetëm që lidhet mes konfliktit që autori dhe viktima kanë pasur.

Burime bëjnë me dije se, Pal Ksolla ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg, ndërkohë që në vitin 1996 ai u vra po nga ky fis.

Në 2011 dyshohet se nga fisi Hasanaj është vrarë Zek Tonaj dhe është plagosur babai i tij. Zanafilla e konfliktit ka qenë për çështje votash në zgjedhje, por me pas janë konfliktuar në një urë në Dukagjin ku ka ndodhur edhe vrasja.

Ndërkohë, në 2022 vritet Prek Tonaj, ndërsa të dyshuarit kryesor janë fisi Ksolla./albeu.com


Shtuar 14.02.2022 10:16