A do të largohet nëse humb zgjedhjet? Rama nuk i bën bisht pyetjes dhe jep përgjigjen e prerë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse shqiptarët nuk do t’i besojnë edhe një mandat tjetër më 25 Prill, do të largohet nga politika.

Këtë deklaratë, Rama e ka dhënë  gjatë një inteviste në News 24 ku ai shtoi se nuk do të bëjë të njëjtin gabim si paraardhësi i tij Sali Berisha.

“Gjëja që unë e kam thënë shumë qartë dhe e kam bindje është që në momentin që unë nuk jam më në këtë detyrë unë thjesht jam një person që natyrisht do t’i shërbej Partisë Socialiste…”-tha ndër të tjera Rama.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Z. Rama ia kam bërë këtë pyetje edhe z. Basha por nuk e kam marrë një përgjigje. Po ja u bëj edhe ju duke ju patur përballë. Do të largoheshit nëse nuk do të fitonit zgjedhjet?

Rama: Kjo është shumë pak, por shumë e sigurt që nëse shqiptarët do të refuzonin të më jepnin mua mandatin e tretë unë nuk do rrija të prisja që shqiptarët të korrigjonin gabimin e tyre siç rri Saliu që megjithëse i humbi zgjedhjet, megjithëse dha dorëheqjen vazhdon tërheq këmbën zvarrë sepse është i bindur që shqiptarët kanë bërë një gabim të madh që nuk i dhanë mandatin e tretë dhe nuk lë gur pa luajtur, shejtanllëk pa bërë dhe pocaqi për të marrë hak dhe për të kthyer Partinë Demokratike në pushtet përmes dhëndrit politik.

Gjëja që unë e kam thënë shumë qartë dhe e kam bindje është që në momentin që unë nuk jam më në këtë detyrë unë thjesht jam një person që natyrisht do t’i shërbej Partisë Socialiste por në asnjë mënyrë duke bërë atë që s’më takon. Dhe ajo që s’më takon është të bëjë atë që bën Saliu. Në asnjë mënyrë jo, kurrë! Ndërsa Luli nuk ta jep atë përgjigje sepse Luli do humbi dhe do vazhdojë të bëjë sikur ka fituar. /albeu.com/

 


Shtuar 3.04.2021 19:55