A do të bëhet vaksinimi me detyrim në Shqipëri? Përgjigjet Komiteti Teknik i Ekspertëve

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico u shpreh se asnjeri nuk do të detyrohet që të vaksinohet kundër COVID-19.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekpsertëve ajo tha se kjo strategji do të ndiqen, por problem sipas saj qëndron tek mjekët dhe arsimtarët që përpos mbrojtjes së vetes kanë detyrë të mbrojnë edhe komunitetin.

“Vaksinimi nuk është i detyruar, e kemi ndjekur dhe do të vijojmë ta ndjekim. Referencat tuaja i kemi parë edhe ne, çështja qëndron, që ka disa element siç janë mjekët, arsimtarët, që përpos detyrën qytetare kanë detyrë të mbrojnë komunitetet.

Nuk detyrojmë, por ka mënyra alternative që një person të punojë, por të jetë brenda parametrave të punës.

Nuk detyron njeri, por mund të kërkosh statusin joinfektiv të vetin. Për shkollat, ne ndjekim me shumë përgjegjësi, qoftë me vaksinim të hapur apo alternative. Ne shohim situatën dhe do të vijojmë.’’- tha Fico.

Masat qe mbeten ne fuqi:

1-Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk sigurohet distancomi social

2-Grumbullimi jashtë deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancomi social dhe protokollet

3-Ora policore 24-6. Muzika e lejuar deri në 23

4-Lejohen kampionatet deri në 30% të kapaciteteve.

Sipas Rakacollit, shkak i rritjes se rasteve eshte qarkullimi i variantit Delta.

“Komiteti i ekspertëve vlerësoi indikatorët me qëllim përcaktimin e masave. Sic është vënë re edhe në raportimet tona ka një rritje të rasteve, e reflektuar edhe në rritjen e thirrjeve në urgjenca dhe shtrimet në spitale. Arsye kryesore është Delta që ka një shkallë më të lartë infektueshmëria. Në vend  ka vazhduar vaksinimi, dhe kjo ka bërë që situatë të jetë nën kontrolle”, tha Rakacolli. /albeu.com/