Aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni thotë se “Albanian Files” nuk është printuar në Zvicër, sikurse ka pretenduar kryeministri Edi Rama, por është printuar në Shqipëri nga “Dukagjini Group”.
Aktivisti Gentjan Progni kundërshton deklaratën e kryeministrit Edi Rama se libri është printuar në Zvicër. Sipas tij, të dhënat që lidhen me botimin tregojnë se ai është realizuar në Shqipëri.
Të lidhura
None found
“Rama thotë: Libri është printuar në Zvicër. Faktet thonë: Libri është printuar dhe distribuuar nga Dukagjini Group në Shqipëri”, shkruan Progni.
Në reagimin e tij, aktivisti ngre pikëpyetje edhe për subjektin që, sipas tij, është marrë me printimin dhe shpërndarjen e librit.
Progni thekson se “Dukagjini Group” është në pronësi 100% të Ekrem Llukës, të cilin e përmend si një nga përfituesit e lejeve.
Ai shton se kjo kompani është ndërtuesja e “Dukagjini Resort”, që ndodhet në Shëngjin të Lezhës.
Duke iu referuar dokumenteve dhe të dhënave të publikuara prej tij, Gentjan Progni e përfundon denoncimin me shprehjen: “E vërteta nuk fshihet”.
