9 vite që vuaj për Dinamon, trajneri Uku: Familja blu në festë

Italiani Fabrizio Kamarata e nisi sezonin si trajner duke vijuar projektin nga vjet kur italianët morën Dinamon, ndërsa më pas Olsi Uku, një emër jo pak i njohur vitet e fundit në ambientin blu.

Mes emocioneve, tashmë që skuadra ka siguruar ngjitjen, në mikrofonin e “RtshSport”, Uku ka pohuar: “Është momenti për të festuar, e pata thënë që në momentin që nuk na e lejon matematika nuk do të festojmë, por sot kemi të drejtë të festojmë të gjithë pasi ishte një periudhë e gjatë vuajtjesh për ne dhe Dinamo do të shkojë aty ku e ka vendin, duhej të ishte në Superligë”.

Projektet

“Kur mora skuadrën ishte ndjenjë e madhe përgjegjësie, por falënderoj presidentin Pontreli për këtë projekt të nisur në verë dhe është meritë e madhe e tij dhe e gjithë donatorëve të tjerë për këtë arritje të madhe.

Rinovimi

“Kemi kohë të mendojmë për të ardhmen, tani duhet të festojmë. Kam 8-9 vjet që vuaj për këtë skuadër dhe fati deshi që unë të isha në krye kur bëmë arritjen e madhe ngjitjen në Superiore”.

Vlerësimi

“I vendos skuadrës notë maksimale dhe i falënderoj të gjithë sepse kanë bërë një kampionat të pabesueshëm dhe puna e madhe u shpërblye”,-tha Olsi Uku trajneri I skuadrës së Dinamos.


Shtuar 9.05.2021 18:39

Tags: ,