70-vjeçari u gjet i vdekur pas 3 muajsh: Jetonte vetëm, fëmijët gjenden në emigrim

Ditën e sotme u bë publike lajmi tragjik se një i moshuar është gjetur i kompozuar në banesën e tij në Korcë.

Viktima  është 70-vjeçari, Vangjush Prodani, i cili u gjet i pajetë brenda banesës së tij dhe dyshohet se ka ndërruar jetë prej 3 muajsh.

Burimet bëjnë me dije se i moshuari, viktima, ishte i divorcuar dhe prej kohësh jetonte i vetëm, ndërsa fëmijët i kishte në emigrim.

Kanë qënë fqinjët të cilët pas shumë herë që kanë tentuar të komunikojnë me të moshuarin, kanë lajmëruan policinë e cila ka shkelmuar derën dhe ka gjetur trupin e dekompozuar.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 19.03.2021 08:03