6 zakone që ne i konsiderojmë të sigurta, por nuk janë të tilla

Të gjithë e dimë që është gabim të flemë vonë ose të hamë një darkë të rëndë. Por ka disa zakone që ne i konsiderojmë të padëmshme dhe bëjmë një gabim të madh. Cilat janë këto zakone? Zbulojini duke lezuar më poshtë artikullin e albeu.com

1. Mbajmë teshtimën

Funksioni i teshtitjes është eliminimi i baktereve dhe mikrobeve nga trupi ynë. Kur e “mbajmë” duke mbyllur hundët, nuk i lëmë mikroorganizmat patogjene të dalin jashtë. Në të njëjtën kohë e gjithë fuqia e teshtitjes kthehet në sistemin e frymëmarrjes dhe mund të shkaktojë dëme.

2. Përdorim krurësve dhëmbësh

Ekziston një arsye pse dentistët nuk vlerësojnë kruajtësit e dhëmbëve. Ato mund të jenë të padëmshme për smaltin e dhëmbëve, por ato dëmtojnë shumë mishrat e dhëmbëve. Në të njëjtën kohë. Nëse dëshironi të pastroni dhëmbët,  përdorni fill dentar.

3. Fjetja me fytyrë poshtë

Mund të jetë e rehatshme, por gjumi me fytyrë poshtë e bën të vështirë frymëmarrjen, tendos qafën tonë dhe krijon rrudha. Të gjitha këto janë gjëra që ne nuk i duam.

4. Thyejmë arra dhe lajthi me dhëmbët tanë

Ky është një zakon shumë i keq, sepse dëmtoni dhëmbët.

5. Përtypim gjëra të forta

Zakoni i përtypjes së lapsave, stilolapsave dhe sendeve të tjera shkatërron smaltin e dhëmbëve tanë. Kjo natyrisht do të thotë që nuk duhet të përpiqemi të hapim shishe dhe sende të tjera me dhëmbë.

6. Lahemi me ujë të nxehtë

Na vjen keq t’jua themi, por është koha ta ndaloni këtë zakon. Së pari sepse mund të shkaktojë dhimbje koke dhe marrje mendsh dhe së dyti sepse uji i nxehtë hap poret në lëkurën e kokës dhe kjo i bën flokët të pista./albeu.com


Shtuar 30.06.2021 17:51