Cigaret elektronike shkaktojnë dëme të mëdha në shëndet, ju rrezikojnë edhe jetën

Vdekjet dhe sëmundjet e rënda që mendohet se janë shkaktuar nga avullimi, po raportohen më shpesh në SHBA.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që nga mesi i janarit 2020, më shumë se 2,600 njerëz ishin shtruar në spital për EVALI (dëmtime të mushkërive për shkak të përdorimit të produktit të avullimit).

Nga këto, 60 vdekje janë konfirmuar në 27 shtete, raporton albeu.com.

Shumica e këtyre rasteve të EVALI ishin tek njerëzit që pranuan se kishin përdorur produkte të paligjshme, të parregulluara të avullimit THC, por edhe produktet e rregulluara të avullimit nuk ndryshojnë shumë nga të paligjshmet. Që do të thotë rreziku është thuajse i njëjtë.

Cigaret elektronike përmbajnë disa nga kimikatet e dëmshme të përfshira në cigare, por në nivele shumë më të ulëta. Disa përmbajnë nikotinë, një substancë varësie e cila ka disa anë efekte si rritja e presionit të gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Edhe pse ka mijëra studime ekzistuese dhe të vazhdueshme për avullimin, efektet afatgjata ende nuk shihen pasi cigaret elektronike kanë dalë në shitje në vitin 2007./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 15:51