Historitë e dashurisë të trajtuara në ekran kanë bërë gjithmonë bujë dhe kanë zgjuar vazhdimisht një interes goxha të madh në publik.
Kështu ndodhi edhe në Shqipëri me rastin e “Përputhen” ku të rinjtë shkuan për t’u njohur dhe për tu dashuruar të ndjekur nga kamerat, por një pjesë e mirë e tyre dolën prej aty me skandale dhe mjaft zhurmë.
Të lidhura
None found
Nuk kanë munguar as rastet kur konkurrentët janë kapur “mat” nga rrjeti se kanë fshehur lidhjen me njëri-tjetrin, shkruan Albeu.com.
Një prej këtyre rasteve është edhe Andi me Melisën, apo Ana Lleshi me Atdheun…. Së fundmi e njëjta Anë, por me Arsimin.
Por si u zbuluan këto lidhje?
Shkaktari është një divan, i njëjtë që “pozon” në Instagramin e gjithë këtyre konkurrentëve.
Madje edhe dritarja që ndodhet pas këtij divani është e njëtja në të gjitha fotot.
Erlindi është konkurrenti i fundit që ka lënë “Përputhen” pas një përplasje me Arjan Konomin dhe ka ndjekur traditën e ish-konkurrentëve të tjerë, duke u sqaruar në Instagram, në të njëjtin divan gri me dizenjo të zezë.
Ku dhe e kujt është kjo shtëpi që mblidhen të larguarit nga “Përputhen”? Apo mos vallë këto konkurrentë e kanë bërë me fjalë dhe kanë blerë të njëtin divan?/albeu.com/
Ndiqni fotot më poshtë:
