6 karakteristikat kryesore që kanë njerëzit me instinkt

Pothuajse të gjithë e kanë përjetuar ose mund ta përjetojnë këtë ndjenjë, një logjikë të pavetëdijshme që na shtyn të bëjmë diçka pa na treguar se si dhe pse. Megjithatë, natyra e intuitës ka qenë, dhe do të jetë, objekt i kërkimit në fushat e filozofisë dhe psikologjisë për shekuj me radhë.

Si ta kuptoni nëse keni intuitë?

Këto janë disa nga karakteristikat e atyre që kanë intuitë.

Ju i kuptoni ndjenjat e të tjerëve.

Ju keni një ndjeshmëri të veçantë ndaj asaj që ndjejnë njerëzit e tjerë dhe shumë herë nuk mund të mbroni veten nga energjia e të tjerëve. Kjo mund t’ju bëjë të vetmuar, edhe nëse ju pëlqejnë njerëzit.

Keni ëndrra “të gjalla”.

Ju shpesh i mbani mend ëndrrat tuaja dhe zakonisht në çdo detaj. Disa nga ëndrrat tuaja mund të jenë realizuar, sikur mund të parashikoni të ardhmen, dhe kjo mund t’ju frikësojë, veçanërisht nëse keni ëndërruar për një përfundim të keq dhe më pas ndodhi.

Jeni perceptues.

Mund të takoni dikë që të gjithë e pëlqejnë, por diçka brenda jush po bërtet “qëndrojini larg!”. Të tjerët, ndoshta, të thonë se je paranojak dhe e vërteta është se… mund të jesh. Por ndoshta jo.

Ju merrni mesazhe nga objekte të pajetë.

A keni ndjerë ndonjëherë se një objek po ju flet? Apo keni pasur kontakt me një pemë, re apo xhevahir?

Jeni të prirur ndaj varësive.

Kur keni intuitë dhe nuk e njihni, mund të përpiqeni ta “dobësoni” atë duke pirë shumë alkool ose duke pirë shumë duhan ose duke iu dorëzuar sjelljeve të varura që ju shkëputin nga instinkti./albeu.com

 


Shtuar 29.12.2021 21:42