59-vjeçarit në Lushnje i ikën gruaja nga banesa, policia nis kërkimet

Ditën e djeshme, një 59-vjeçar ka denoncuar në polici se i ka ikur nga shtëpia bashkëshortja e tij që me datë 26 qershor 2022, dhe nuk është kthyer më. Policia ka nisur për gjetjen e 49-vjeçares.

“Në datën 30.06.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasi Sh. P., 59 vjeç, banues në Thanë, Lushnjë, se është larguar nga banesa që prej datës 26.06.2022 dhe nuk është kthyer më, bashkëjetuesja e tij, shtetasja L. Sh., 49 vjeçe.
Po punohet për gjetjen e 49-vjeçares”, njofton policia./albeu.com