53 vdekje dhe 1626 raste të reja në 24 orët e fundit në Greqi

1 626 raste të reja me koronavirus janë zbuluar në Greqi në 24 orët e fundit.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 58 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2 263 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 221 147.  Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 564.

 

 

Që nga fillimi i pandemisë, 1 489 pacientë janë larguar nga ICU. Ndërkohë sot janë konfirmuar edhe 53 vdekje të reja të ndodhura në 24 orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 7 091 vdekjeve janë regjistruar.

Shtuar 14.03.2021 06:03